Ditën e sotme kryeministri Rama po zhvillon një takim te Pallati i Brigadave me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.
Rama tha se e urren, por i duhet që të falenderojë ambasadoren Yuri Kim pasi ka qenë një gur themeli në këtë marrëdhënie.
Ndër të tjera ai u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të krijojnë pavarësinë nga gazi rus. Rama nuk harroi të përdorë stilin e tij karakteristik të të artikuluarit, duke thënë se në sallë është më i gjati fizikisht, por lojëtari më i vogël.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria është agati për t’u përfshirë në planin për transformimin e vendit në eksportues neto të energjisë. Kreu i qeverisë shqiptare kujtoi edhe ish-Presidentin e SHBA, Donald Trump për të cilin tha se e kishte paralajmëruar botën që të krijonte sa më shpejt pavarësi nga gazi rus.
“Si lojtari më i vogël në këtë sallë, edhe pse më i gjati, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Jam i lumtur që ky takim kaq i fuqishëm mbahet në Tiranë. Ju falënderoj që dëshmoni interesin tuaj që së bashku të realizojmë programin e ndryshimit për Shqipërinë, programin e ndryshimit për rajonin. Është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të na bashkojë për të ardhmen. Duhet të krijojmë një pavarësi nga gazi rus. Impianti i Vlorës i energjisë në përpunim të energjisë që dëshmon se shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore. Është ëndrra e gjatë e hidrocentrali të Skacivës e cila do të rrisë 20% prodhimin e energjisë e cila do të na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë së energjisë elektrike. Ka një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë e cila është diçka madhore siç është Shqipëria. Na është dashur të marrim përsipër një sistem të falimentuar të energjisë, gjysmat e faturave të energjisë dhe gjysma e energjisë elektrike humbte me një borxh të OSHEE që shkonte gati 15%. Mungesa investimesh që e karakterizonin sektorin tonë prej vitesh, dëmtonte sistemin tonë të shpërndarjes. Ka mijëra arsye për të parë drejt të ardhmes me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, sepse nuk ka më dyshim. Edhe pse kompanitë kompanitë në fjalë që shohim këtu vlejnë miliarda, por nuk paguajnë bileta për të ardhur në Shqipëri. Të gjithë zotërinjë janë këtu për të investuar dhe për arsye biznesi. Dhe për të na u bashkuar ne. Në mbyllje dua të kujtoj ish-Presidentin Donald Trump. Ai ka mbajtur nja fjalim të gjatë duke shpjeguar sa e rrezikshme është që të kesh varësi nga gazi rus. Dhe koha na tregoi se është vërtetë e rrezikshme dhe se duhet ta përballonim këtë gjë në këtë kohë kaq të shkurtër. Duhet të realizojmë këto projekte në këtë kohë të shkurtër. Disa vite më parë askush s’e imagjinonte dhe sot kemi në dorë të bëjmë të mundur këtë projekt dhe e urrej ta them por më duhet ta falenderoj ambasadoren amerikane sepse ka qenë gur themeli në këtë gjë. Furnizimi me energji është pjesa më e rëndësishme. Doni ta dini pse e urrej? Sepse të falenderosh perandoritë nuk është fort…por pas 30 vitesh SHBA na jep vërtet energji, Jeta kështu e paska”, tha kryeministri Rama fjalën e tij.