Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë ku një çift me origjinë nga Kosova janë gjetur të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku burri dhe gruaja u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës.
Trupat e tyre janë gjetur me plagë nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë. Mësohet se policia nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë për momentin.
Çifti ishte rreth të dyzetave dhe kishin shtatë fëmijë, nga pesë deri në 21 vjeç, shkruan France TV Info. Vlen të përmendim se familja ishte strehuar në Francë katër vite më parë “Plagë nga therja janë vërejtur në trupin e gruas dhe burrit. “Fëmijët, njëri katërvjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit. Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë. Fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet”, ka konfirmuar prokurori publik i Epinal, Frederic Nahon, në një deklaratë për shtyp të publikuar sot.
Theksojmë se do të jetë autopsia e dy trupave të vdekur dhe dëshmitë e fëmijëve apo fqinjëve, që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e tronditëse. Ndër vite, shumë shqiptarë kanë gjetur vdekjen në Francë, por kjo ka ndodhur kryesisht në burgje. Por rasti i çiftit shqiptar është shumë enigmatik dhe pritet që policia të zbardhë ngjarjen.