Skip to content
Bota

Mjekët ligjorë sjellin dëshmi tronditëse për trupat në varret masive të Kievit

· 2 min lexim

Krimet e luftës që rusët kanë bërë në Ukrainë janë shumë të rënda. Varret masive janë “zgjidhja” për viktimat e shumta të shkaktuara nga mizoria ruse.

Por me e tmerrshëm është fakti se disa gra janë përdhunuar  nga ushtarët rusë përpara se të vriteshin.

Këtë fakt e kanë pohuar mjekët ligjorë, të cilët pasi kanë kryer ekzaminimet pas vdekjes mbi trupat në varrezat masive në veri të Kievit u shprehen se kanë gjetur prova.

“Ne tashmë kemi disa raste që sugjerojnë se këto gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje,” tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas i cili me një ekip mjekësh ka kryer dhjetëra autopsi mbi banorët nga Bucha, Irpin dhe Borodianka. i cili vdiq gjatë pushtimit njëmujor të zonës nga Rusia.

“Ne nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për të ekzaminuar,” tha ai.

Ekipi i Pirovskyi ka ekzaminuar rreth 15 trupa në ditë, shumë prej tyre të gjymtuar. “Ka shumë trupa të djegur dhe trupa të shpërfytyruar rëndë që është thjesht e pamundur të identifikohen,” tha ai. “Fytyra mund të bëhet copë-copë, nuk mund ta bashkosh sërish, ndonjëherë nuk ka fare kokë.”

Ai tha se trupat e disa grave që ata kishin ekzaminuar tregonin shenja se viktimat ishin vrarë me armë zjarri automatik, me mbi gjashtë vrima plumbash në shpinë.