Pamjet ku vjehrra e Merushes pastronte gjakun në shtëpi dhe ndërkohë jepte intervistë për mediat i rrënqethën të gjithë.
Ditën e sotme vjehrra e Merushes ka dhënë në intervistë për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në ‘News24’, ku ka treguar detaje rrëqethëse dhe të rënda të historisë së saj, ndërsa ka treguar se Xhavari, bashkëshorti i saj ka qenë një njeri i dhunshëm dhe se e ka dhunuar.
Por ku i përmendet intervista që ajo dha për mediat ndërkohë që pastronte gjakun masiv në shtëpinë e saj, ajo thotë se e bëri, pasi askush nuk vinte dorë dhe nuk mund ta linte në atë gjendje.
“Asnjë nuk vinte dorë atje, asnjë nuk e fshinte, kush do ta bënte”, shprehet vjehrra e Merushes.
Po ashtu ajo ka treguar se me njërën nga vajzat nuk fliste prej 12 vitesh , pasi ishte larguar nga shtëpia për shkak se donte një djalë dhe i ati nuk e pranonte. Kjo ka bërë që vajza të largohet nga shtëpia për të mos u kthyer gati 12.
E pyetur se për kë i erdhi keq pas krimit të dyfishtë familje, vjehrra e Merushes shprehet: “Edhe nusja ishte e mirë, për Fatjonin, për çunin, për ne nuk ishte”.