Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sa pasuri mesatare ka një familje shqiptare?

10:50 25/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një familje shqiptare ka një pasuri mesatare në vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Një vrojtim për pasurinë e familjeve shqiptare, nga specialistet e Bankës së Shqipërisë Elona Dushku dhe Ola Çami tenton të japë një ide mbi bilancet e familjeve shqiptare. Vrojtimi i pasurisë është bërë duke e ndarë atë në dy grupe kryesore: aktivet reale, ku përfshihen pasuritë e paluajtshme, bizneset, automjetet, sendet e çmuara, etj dhe aktivet financiare, ku përfshihen llogari rrjedhëse, depozita, bono thesari dhe obligacione, fonde pensioni, si dhe para të dhëna borxh.

Vlera mesatare e aktiveve për familje rezulton rreth 8.5 milionë lekë, por mediana (pika ku gjysma e vlerave të raportuara janë sipër dhe gjysma tjetër janë poshtë) është ndjeshëm më e ulët, rreth 5.7 milionë lekë. Diferencat e ndjeshme mes mesatares dhe medianës përgjithësisht janë një tregues i pabarazisë së shpërndarjes së treguesit të matur statistikor.

Në masën dërrmuese, pasuria e familjeve shqiptare përbëhet nga aktivet reale dhe kryesisht pasuritë e paluajtshme. Aktivet reale përbëjnë 93% të bilancit të familjeve, ndërsa specifikisht pasuritë e paluajtshme, kryesisht banesat. Pasuritë e patundshme në përgjithësi

dhe banesa kryesore e familjes në veçanti, përbëjnë 80% të totalit të portofolit të pasurisë totale të familjes. Vlera e medianës dhe e mesatares të banesës kryesore janë përkatësisht 5 milionë dhe 5.9 milionë lekë. Metoda e matjes së vlerës së banesës kryesore nuk bazohet mbi çmimin e tregut, por mbi pritshmërinë e familjeve mbi vlerën me të cilën ato do të mund ta shisnin atë në kohën kur janë pyetur.

Pavarësisht faktit se kjo metodë mund të mbartë gabime në matje si pasojë e elementit të perceptimit, studiuesit argumentojnë se familjet marrin vendime bazuar mbi pritshmërinë e tyre për të ardhmen dhe mbi pasurinë e akumuluar, e për rrjedhojë është e domosdoshme që kjo të merret në konsideratë për të analizuar sjelljen e familjes.

93% e familjeve shqiptare janë pronarë, të plotë ose të pjesshëm, të banesës së tyre kryesore.

Aktivet e tjera të rëndësishme janë automjetet, të cilat zotërohen nga 40% e familjeve, ndjekur nga pasuritë e tjera të patundshme, të cilat zotërohen nga 36% e familjeve. Ndër pasuritë e tera të paluajtshme (veç banesës kryesore), 71% e familjeve zotërojnë një tokë, 12% e familjeve një fermë bujqësore, ndërsa 17% e tyre zotërojnë një formë tjetër pasurie të patundshme

Aktivet që zotërohen më pak nga familjet janë bizneset familjare, që zotërohet nga 13% e familjeve, si dhe sendet me vlerë, që zotërohen nga 12% e familjeve. Mediana e vlerës totale të pasurisë reale, bazuar në vetëdeklarimin e bërë nga familja është 5.9 milion lekë, ndërsa mesatarja është 6.8 milion lekë.

Për sa u përket aktiveve financiare, ato përbëjnë mesatarisht rreth 7% të pasurisë së familjeve shqiptare. Të dhënat mbi normën e zotërimit të aktiveve financiare tregojnë që 16% e familjeve kanë të paktën një aktiv financiar, duke dëshmuar për një përfshirje të ulët financiare të familjeve. Parë sipas kategorive të ndryshme, vërehet se 10% e familjeve kanë llogari rrjedhëse, 7% e familjeve kanë depozitë, 5% e familjeve u kanë dhënë para borxh të tjerëve, dhe një pjesë shumë e vogël e familjeve kanë fonde pensioni dhe letra me vlerë të qeverisë. Mesatarja e vlerës së aktiveve financiare për familje është 0.53 milionë lekë, por mediana është shumë më e ulët, në vlerën e rreth 0.3 milionë lekëve./Monitor/

Të tjera

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington
Aktualitet

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington

Trupat e Gardës Kombëtare kanë filluar të dislokohen në Uashington DC me urdhër të presidentit Donald Trump, pas shpalljes së...

19:01 12/08/2025
Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas
Aktualitet

Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas

Të martën, disa fshatra të Gramshit u përfshinë nga zjarre masive, duke shkaktuar një bilanc tragjik: 1 viktimë, 8 të...

18:39 12/08/2025
Para
Makinën plot me drogë, si i shpëtoi shoferi “sy për sy” policisë në Lezhë

Makinën plot me drogë, si i shpëtoi shoferi "sy për sy" policisë në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington

19:01 12/08/2025
Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas

Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas

18:39 12/08/2025
Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri

18:15 12/08/2025
Lindjet në Shqipëri bien me 6.5% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025

Lindjet në Shqipëri bien me 6.5% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025

17:38 12/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.