Skip to content
Të Gjitha

Helmimi masiv në Krujë! Pas 6 muajsh, çfarë po bëjnë banorët

· 2 min lexim

Në muajin tetor të vitit 2021 në Krujë ndodhi një helmim masiv i banorëve nga uji i pijshëm i çezmës.

Pas gjashtë muajsh, një pjesë e mirë e banorëve në qytetin e Krujës nuk preferojnë ujin në çezmat e tyre. Uji i pijshëm duket se është bërë i frikshëm për disa qytetarë. Kujtojmë se në muajin tetor të vitit të kaluar uji në çezmat krutane rezultoi i ndotur, disa banorë që konsumuan nga uji i ndotur janë infektuar dhe u krijua një situatë problematike, madje e frikshme.

Pas afro dy javësh spitali i Krujës ishte i tejmbushur nga të prekurit me infeksionin e ujit të ndotur, ndërsa nisi pastrimi i depozitave të ujit në qytet.
Që nga ajo kohë, banorët e Krujës janë furnizuar me ujë por Bashkia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht konsumin dhe ata detyrohen ta blejnë ujin në markete.

Kujtojmë  që kryeministri  Rama, në muaji mars të  vitit 2021 vizitoi Ujësjellësin e ri të Krujës,  duke e konsideruar një investim shumë të rëndësishëm i cili siguron ujë të pishëm 24 orë, përmes 8 vendburimeve.

Për të garantuar se uji është cilësor, Rama kërkoi një shishe për ta mbushur dhe dhe dha shembullin duke pirë vetë i pari.  Pra mesa duket uji i Ujësjellësit të Krujës nuk paska qenë aq i sigurt, ashtu sikurse u promovua nga vetë kryeministri.

150 persona ishin prova që investimet që bëhen në Shqipëri lënë vend për dikutim dhe janë më së shumti pjesë e propagandave të fushatave elektorale.