Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Një motorr është përplasur me një autobus të linjë së Shkozës.
Pasi është transportuar në spital, shoferi i motorit, shtetasi 45-vjeçar ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vlen të përmendim se shifrat e aksidenteve në vend janë alarmante. Në muajin Mars 2022 numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8 %.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021.