Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë këtij intervali kohor. Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.
Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Prill 2022)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 593
Testime totale 1,800,323
Raste pozitive 274,828
Raste të shëruara 270,893
Raste Aktive 439
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 302
Vlorë 34
Fier 32
Korçë 15
Gjirokastër 12
Berat 12
Shkodër 9
Durrës 9
Elbasan 7
Kukës 3
Lezhë 3
Dibër 1