Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një automjet tip “benz” ka përplasur një këmbësor.
Si rrjedhojë i aksidentuari u transportua menjëherë për në spitalin e Korçës. htetasi K.H nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.
Ndërkohë është zbardhur dinamika e aksidentit të sotëm në Maliq, ku humbi jetën një këmbësor.
Bëhet me dije se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa.
Gjithashtu mësohet se familjarët po e kërkonin në të gjithë zonën, ndërsa shoferi i ‘Benz-it’ i kishte kërkuar që të kthehej në shtëpi. Menjëherë pas kësaj, shtetasi me inicialet K.H është hedhur drejt makinës që ishte në lëvizje.
Fatkeqësisht edhe pasi u dërgua me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.
Ja njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.