Ditën e nesërme bëhen 2 muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë ndërkohë që drita e diellit është një “luks” për gratë dhe fëmijët e në bunkerin e fabrikës së çelikut Azovstal,
“Dua të iki nga këtu dhe të shoh diellin. Kemi dy muaj që jemi këtu dhe dua të shohdiellin,” është shprehur një djalë.
CNN shkruan se ndërkohë që breshëria e Mariupolit vazhdon , uzina është ndër qendrat e fundit të rëndësishme të forcave ukrainase në qytet dhe po strehon qindra ushtarë dhe civilë.
“Sepse ata ndezin dhe fikin dritat këtu. Kur të rindërtojnë shtëpitë tona, ne mund të jetojmë në paqe. Le ta fitojë Ukraina këtë luftë sepse Ukraina është shtëpia jonë e shtrenjtë,” shtoi ai.
Volodymyr Zelenskiy mori një moment për të thënë se ishte krenar që ishte udhëheqësi i Ukrainës dhe se gjëja më e rëndësishme ishte që vendi të vazhdojë te jete e bashkuar.
“Ukraina ka bërë gjithçka, gjithçka, vërtet e besoj këtë. Jemi kaq të bashkuar. Gjëja më e rëndësishme është që kjo ndjenjë uniteti të mbetet deri në fund të luftës”.
Ndërkohë që Rusia ka treguar gatishmëri të qartë për përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë dhe do të intensifikojë armiqësitë në javët e ardhshme.
Duke folur për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, presidenti francez Emmanuel Macrontha se pret që lufta të përkeqësohet përpara 9 majit, një datë simbolike e njohur si Dita e Fitores së Rusisë.