Skip to content
Kronikë

Prodhonte dhe tregtonte detergjentë në mënyrë të jashtëligjshme, e pëson keq 54-vjeçari në Shkodër

· 2 min lexim

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 54-vjeçar, pasi prodhonte dhe tregtonte në mënyrë të jashtëligjshme detergjentë,

Kjo gjë sillte si pasojë dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Njoftohet se është proceduar penalisht pronari i nje subjekti për prodhimin, ambalazhimin dhe tregtimin e detergjentëve, shtetasi Besnik Kopshti.  Theksojmë se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

 Njoftimi i policisë së shtetit:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Acidet”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili hidhte në treg produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të masave kundër informalitetit, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore për administrimin e produkteve industriale që hidhen ne treg, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Acidet”.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.