Skip to content
Politikë

Më shumë se 2 muaj në qeli, Saimir Tahiri nuk dorëzohet, ja lëvizja e radhës

· 2 min lexim

Në muajin shkurt 2022, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Ndërkohë që  pas më shumë se 2 muaj në burg,Tahiri  bën lëvizjen e radhës.

Ish-ministri i Brendshëm ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.  Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka theksuar se është i rrezikuar nga subjektet e krimit. Po ashtu mësohet se rekursi do të depozitohet brenda ditës së sotme.

“Tahiri ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë duke bërë kërkesë për pezullimin e vendimit të Gjykatës. Tahiri thotë se kjo vuajte dënimi nuk mund të vijojë. Në kërkesë shkruhet se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë në gjithë përballjen e tij me drejtësinë shqiptarë ka këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Ish-ministri u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

“Jam moralisht i qetë. Nuk kam shkelur ligjin, kam bërë detyrën si më mirë çmunda”,  është shprehur ish-ministri I Brendshëm Tahirhi pasi dhënies së vendimit me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata.

Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Gjykata e Apelit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi  u provua lidhja e tij me kushërinjtë Moisi dhe Artan Habilaj, lidhje që më tej ka lehtësuar aktivitetin e grupit kriminal.