Skip to content
Të Gjitha

Dhunohet shqiptari në burgun Grek/ Sulmohet me armë të ftohta dhe vaj të nxehtë

· 1 min lexim

Mediat greke kanë raportuar se janë regjistruar episode të rënda dhune në burgun e Avlonas, në Greqi.

Situata është  tensionuar që nga java e kaluar, ku algjerianët plagosën me thikë në këmbë një të burgosur shqiptar, që kërkonte mbështetje në programin e detoksimit, pasi është përdorues droge.

Episodet e dhunës kanë vazhduar dhe sot,  dy grupet janë përleshur me armë të ftohta, madje kanë hedhur dhe vaj të nxehtë.

Për të qetësuar këtë situatën kanë ndërhyrë rojet e burgut, por gjendja mbetet ende e tensionuar.