Tashmë është fakt që do të legalizohet kanabisi për përdorim mjekësor, bazuar në deklaratën e kryeministrit Rama para disa javësh.
Qeveria e mbështet këtë vendim në përgjigjet që kanë dhënë qytetarët në platformën e “Këshillimit Kombëtar”, edhe pse vlen të theksohet se ky i fundit nuk ishte aspak transparent dhe nuk ngjalli besushmëri në opinionin publik.
Ditën e sotme zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorim mjekësor.
Ahmetaj gjatë një deklarate për mediat, tregoi se janë ende në fazë diskutimesh me shtetet më të zhvilluara. Gjithashtu ai theksoi se së shpejti do të ketë rezultate përsa i përket legalizimit të hashashit.
“Këshillimi Kombëtar është një risi. Mënyrë e re e qeverisjes me qytetarët pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për platformën e bashkëqeverisjes. Nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar instrument publik. Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme. Ato janë në analizë të plotë me institucionet. Ka elementë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që ka të bëjë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse. Ka edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funskionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”, tha Ahmetaj