Para disa ditësh ministrja Balluku deklaroi se do të vendosej “fasha” për pagimin e energjisë elektrike.
Rreth 700 kilovat në orë është mesatarisht sasia e energjisë që konsumon një familje. Pra ato familje që e kapërcejnë këtë fashë do të konsiderohen të “pasura” në pagimin energjisë e elektrike. Por gjithashtu Balluku sqaroi se 700 kilovat orë është thjesht në kuadrin e propozimit dhe se nuk ka ende një vendim mbi këtë.
Ndërkohë që ditën e sotme ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetajn, i cili është shpehur se me vendosjen e fashës, shumicës së qytetarëve nuk iu ndryshon çmimi.
Sipas Ahmetaj në këtë rast pagesë më të lartë do të kryejnë ato familje që kanë një harxhim të konsiderueshëm të energjisë, pra nuk bëhet fjala në nivel përdorimi lavatriçeje apo frigoriferë.
“ Në raport me mundësitë, ka familje që kalojnë mbi 700 kilovatë, ato familje që harxhojnë në këtë masë, në raport me një familje që nuk I ka ato mundësi dhe harxhon më pak, normalisht do trajtohet ndryshe.
Shumicës dërrmuese nuk i ndryshon çmimi. Nuk është se po harxhon lavatriçja apo televizori po flasim për një kapacitet shumë të lartë. Këto familje që mendohet të kenë më shumë të ardhura do trajtohen me progresivitet në atë aspekt.
Qytetarë të këtij vendi që kanë harxhim normal të energjisë nuk do u rritet asnjë cent, do vazhdojmë ti subvencionojmë, e njëjta gjë dhe për bizneset e tensionit të mesëm. Nëse do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguhej 34 jo vetëm 18 lekë për kilovat”, u shpreh Ahmetaj.