Skip to content
Të Gjitha

Gazment Bardhi sulmon policinë për ngjarjen në Rinas/ I përgjigjet Sandër Lleshaj

· 1 min lexim

Në lidhje me ngjarjen e sotme të ndodhur në Rinas është shprehur dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj .

Lleshaj i është përgjigjur akuzave të sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, i cili tha se “Policia i hapi rrugën grabitësve”.

Sipas Lleshaj kjo nuk përputhet me realitetin pasi Policia u përplas me autorët gjatë tentativës së tyre për t’u larguar.

Kujtojmë se grabitësit janë përballur me makinën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kanë sulmuar me armë kallashnikov dhe granata FNSH-të, e cila është përgjigjur me zjarr.

Deklarata e Lleshajt:

Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!!

Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!