Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrau ish-bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj, prokuroria e Fierit mbyll hetimet

11:05 20/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e 10 tetorit 2021, qyteti i Fierit u trondit nga një vrasje makabër, ku Elton Bengaj (Meta) vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, brenda banesës së prindërve të vitkimës.

Bëhet me dije se ditën e sotme Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Elton Bengaj (Meta) i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçaren Sabrina Bengaj.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore lidhur me procedimin penal nr.908 të vitit 2021, ka konkluduar me kërkesë për dërgimin për gjykim të të pandehurit Elton Bengaj (Meta) i akuzuar për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga nenet 79/c dhe 50 “e/1” të K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda e parashikuar nga neni 278/7 i Kodit Penal, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” e parashikuar nga neni 321/2 i K.Penal dhe “Prishja e qetësisë publike” e parashikuar nga neni 274 të Kodit Penal, të kryera në dëm të viktimës, ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, e moshës 23 vjeçe.

Shtetasi Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier. Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020. Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtëpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 21.02.2021 ka vendosur zgjidhjen e martesës.
Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
“Me kapuç të zi më erdhi…”, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit të plagosur në Shkodër

"Me kapuç të zi më erdhi...", zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit të plagosur në Shkodër

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English