Teksa qeveria po përgatitet për zgjedhjen e kreut të ri të Republikës, duket se opozita e ndarë në dy grupime nuk ka interes , kjo dhe për vetë faktin se qeveria i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetë. Ndërkohë Balla ka deklaruar se nesër pret propozimet e para me emra konkret, teksa fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.
Balla: Une në dua sot që së pari bashke me Elisën ti përgjigjemi cdo lloj pyetje për këtë proces dhe të informojmë për disa hapa rreth këtij procesi.
Nesër në këtë sallë do të marrim propozimet e para me emra konkret për kandidatët nga anëtarët e GP të PS.
Cdo deputet i GP të PS përmes një formulari do të propozoj jo më shumë se 3 kandidatë apo kandidate, ajo që ka rëndësi është që të jetë një proces konsultimi. Nesër do ti depozitojnë në një sekretari të posacme më pas me Elisën dhe Damianin do të vlerësojmë këto propozime.
Në të njëjtën kohë duam të nxisin publikun të bëhët pjesë ndaj në adresën zyratre [email protected] nxisim publikun që të sjellin propozimet e tyre, ky është një standard I ri, për tu ndarë nga kulista e vjetra të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit. Cdo qytetar që ka dëshirë është i lutur që në këtë adresë emaili, të sjell propozimet e tij.
Ne do të ftojmë shoqërinë civile të bëhët pjesë e konsultimeve, që të sjellin propozime e tyre, do ti ftojmë në ditët në vijim.
E katërta janë konsulmtimet me GP të opozitrës, do ti ftojmë dhe duke qenë se koha është e shkurtër, GP të martën pasdite zotin Alibeaj, zonjën Mesia Doda dhe Fatmir Mediu në një takim paraprak këtu në zyrat Kuvendit.
Kushtetuta thotë që në 3 raunde kërkohet një shumicë e cilësuar, e cila kërkon një lloj dialogu me opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, duke përcaktuar kushtet kryesore të presidentit të ri. Për ti dhënë Shqipërisë një president të hijshëm në vitin 2020, një president normal dhe komplet të kundërt nga ajo që kanë parë te Ilir Meta.
Unë do të doja që procesi i konsultimeve të mbyllej brenda datës 29 Prill, PS për herë të parë e udhëheq këtë proces, dhe ne duam të jetë modeli për të gjitha zgjedhjet e ardhshme, apo për momentet kur do të kemi vakanca.