Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale, teksa ka vënë pranga një shtetas në Tiranë. Mësohet se 30-vjeçari Armir Lleshika rrahur dhë më pas ka kërcënuar me thikë motrat dhe babain e tij.
Falë ndërhyrjes së policisë, është parandaluar përshkallëzimi i situatës, ndërsa i riu ka rënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.
Ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara
Bashkimi Evropian po përgatit një paketë masash të reja fiskale, me qëllim goditjen e konsumit të duhanit dhe sigurimin e...