Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ukraina sulmon me raketa një luftanije ruse në Detin e Zi

15:58 14/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ukraina thotë se ka sulmuar me raketa një anije ruse në Detin e Zi dhe e ka dëmtuar rëndë të njëjtën, teksa Moska po zhvendos fushatën e saj ushtarake në lindje dhe luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin-port ukrainas të Mariupolit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 14 prill se ka thënë se një raketë lundruese ka shkatërruar municionet në anijen Moskva, por Maksym Marchenko, guvernator ukrainas në Odesa, që gjendet në Detin e Zi, tha se anija ruse u godit me dy raketa ukrainase Neptun, raketa që përdoren për të sulmuar anijet.

“Raketat Neptun në Detin e Zi kanë shkaktuar dëme serioze” ndaj anijes ruse, tha ai në një postim në Telegram, teksa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka hyrë në ditën e 50-të.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych, tha se me luftanijen ruse Moskva “ndodhi befasia”, pasi kjo luftanije konsiderohej kyçe në çdo plan që Rusia mund të ketë pasur për të nisur sulme amfibe në qytetin bregdetar ukrainas të Odesës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se zjarri në anije është shuar dhe se e njëjta “është në det” dhe se “armatimet me raketa” të saj janë të padëmtuara.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, por Rusia tha se ka evakuuar ekuipazhin e anijes.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacione të mjaftueshme për të konfirmuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin në Moskva.

“Ne kemi parë raportimet në mediat sociale se kjo anije mund të jetë goditur nga raketat ukrainase. Ne nuk mund ta përjashtojmë këtë gjë, por ne thjesht nuk kemi informacione të bollshme tani për tani”, tha Kirby gjatë një interviste për MSNBC.

Lajmet për sulmin ndaj kësaj luftanijeje ruse vijnë teksa lufte të ashpra janë raportuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Rusia po tenton që ta marrë kontrollin e plotë të këtij qyteti strategjik. Nëse Mariupoli bie nën kontrollin rus, atëherë ai do të ishte qyteti i parë që Moska merr nën kontroll që prej se nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia tha se mbi 1,000 marinsa janë dorëzuar gjatë 36 orëve të fundit, por zyrtarët ushtarakë ukrainas nuk kanë konfirmuar këto pretendimeve dhe vetëm kanë thënë se forcat ukrainase janë të bashkuara që ta mbrojnë qytetin.

Rusia po tenton që ta marrë Mariupolin, pasi do t’i mundësonte që të krijonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë dhe Gadishullit të Krimesë, që Rusia e ka aneksuar më 2014. REL

Të tjera

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend
Aktualitet

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend

Parku fotovoltaik i Karavastasë, vepra më e madhe gjeneruese e energjisë diellore në Shqipëri, është stakuar për shkak të përmbytjes...

23:24 13/01/2026
Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët
Aktualitet

Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët

Nga Eliza Gjediku Presidenti ka dekretuar 7 ligjet e Paketës Fiskale për vitin 2026. Begaj i ka dhënë vulën përfundimtare 2 nismave...

19:57 13/01/2026
Para
Abuzoi me të miturën, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë

Abuzoi me të miturën, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend

23:24 13/01/2026
Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët

Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët

19:57 13/01/2026
Arratisje si në filma në Durrës, Altin Ndoci u shpëton policëve, pezullohet zinxhiri komandues

Arratisje si në filma në Durrës, Altin Ndoci u shpëton policëve, pezullohet zinxhiri komandues

16:24 13/01/2026
Heshtja e Braçes, porti i Kastratit dhe hidrovori i shkatërruar: si u përmbyt Durrësi me vendim politik

Heshtja e Braçes, porti i Kastratit dhe hidrovori i shkatërruar: si u përmbyt Durrësi me vendim politik

16:19 13/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.