Në vitin 2017 kryekomisari i njohur, Nikoll Vatnikaj humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Vatnikaj ka pasur një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici, ku ka shërbyer me përkushtim.
Kryesisht ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, si dhe detyra të tjera të Policinë e Shtetit.
Ditën e djeshme presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka nderuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” kryekomisarin Nikollë Vatnikaj në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së shquar në fushën e rendit dhe të sigurisë publike; në shërbim të komunitetit si punonjës i policisë së shtetit dhe drejtues i lartë i saj në disa rrethe të vendit i dëshmuar për profesionalizmin, korrektësinë dhe humanizmin e tij.
“Nderova me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Nikollë Vatnikajn, drejtuesin shembullor të Policisë së Shtetit, një personalitet që me punën e tij profesionale, integritetin, me sjelljen shembullore dhe njerëzore do të mbahet mend si model i nënpunësit të ndershëm të shtetit” është shprehur presidenti Meta.
Theksojmë se dekoratën nga Presidenti i Shqipërise, familja e tërhoqi nëpërmjet vajzës së Kryekomisarit, Desantila Vatnikaj, një emër i përmendur mes njerëzve të letërsisë dhe publikut si një shkrimtare e brezit të ri.
Kujtojmë se para 3 vitesh ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu i ka vendosur emrin e “Nikoll Vatnikajt”, një prej rrugëve të investuara në njësine administrative Bathore.