Kryeministri Rama e ka bërë “zakon” që pothujase në daljet e tij publike nuk harron të përmendë krizën energjitike në të cilën po përballet vendi yne.
Edhe ditën e djeshme në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama vuri theksin tek gjendja e krizës energjitike dhe tek ideja që të personat me të ardhura më të larta do të paguajnë më shumë sesa ato me të ardhura më të ulëta.
Por reshjet e shumta të shiut kanë furnizuar Fierzën dhe nuk dimë nëse sërish kjo sasi do të shkojë për eksportim me çmim shumë të lirë, apo do të përdoret në funksion të tregut vendas.
Reshje mesatare deri intensive shiu kanë përfshirë qendrën dhe veriun e vendit duke përmirësuar nivelin e liqenit më të madh ujëmbledhës në Kaskadën e Drinit.
Niveli i Fierzës ka arritur në rreth 273 metër.
Ndërkohë në fshatra të Kukësit, në lartësi mbi 1 mijë metra, janë rikthyer reshjet e borës. Shkrirja e tyre pritet të përmirësojë më tej situatën hidrike në kaskadë.
Kujtojmë se që në vitin e kaluar qeveria ka shpallur gjendjen e krizës energjiktike, ndërkohë që reshjet e shiut kanë qenë në sasi masive. Shqipëria konsiderohet si vendi që nuk ka ditur si ta menaxhojë mirë situatën duke e shitur lirë tek kompanitë e huaja dhe si përfundim ne e blejmë më shtrenjtë.