Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Makinën plot me emigrantë të paligjshëm, e pëson keq 21-vjeçari nga Kamza

17:00 10/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Në kuadër të opracionit “ROAD GUARD 13” është arrestuar 21-vjeçari Ermario Tahiri, banues në Kamëz.  21-vjeçari transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.  Ndërkohë që në pranga ka rënë dhe shtetasi Indrit Toluli, pasi ishte drejtuesi i mjetit me të cilin po transportoheshin 5 emigrantët e paligjshëm .Gjithashtu janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

DVP Gjirokastër-Informacion-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kotrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 13”.

Transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar duke rezikuar jetën e punonjësve të policisë, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta.

Pas hetimeve paraprake, identifikohet dhe vihet në pranga edhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe   Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 13”.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, shërbimet e policisë në bazë të informaciove të grumbulluara, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “BMË” me drejtues shtetasin I. T., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonëjsve të polciisë .

Pas disa minuta ndjekjeje  në vendin e quajtur “Kryqëzimi poshtë Kalasë” Tepelenë, shërbimet e polciisë kanë kapur shtetasin I. T., i cili pasi kishte dalë nga rruga me mjet, e kishte  braktisur atë dhe  tentoi të largohej por  është vënë në pranga nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit në  brendësi të automjetit  shërbimet e policisë kanë konstatuar 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.

Në vijim të operacionit pas hetimeve paraprake të kryera nga  Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, është bërë i mudnur identifikimi i organizatorit të këtij rasti, ku falë bashkëpunimit me komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T, 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë (organizator i kësaj veprimtarie kriminale).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celularë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Një viktimë gjatë 24 orëve të fundit, si paraqitet situata e Covid-19 në vend

Një viktimë gjatë 24 orëve të fundit, si paraqitet situata e Covid-19 në vend

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English