Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061. Në total numri i rasteve aktive është 544.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
10 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061.
Në total numri i rasteve aktive është 544.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!