Zëvendës ministri gjerman në ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 prill.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga ambasada gjermane në Tiranë, mësohet se pritet të firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.
Njoftimi i Plotë nga ambasada gjermane në Tiranë:
Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill. Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi ✍️ i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit 🚗 së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku. Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti.
Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DW Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit. Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Borowski Deutsche Welles.