Në Dibër është regjistruar një ngjarje e rëndë dhe tragjike.
Një person i seksit femër shtë gjetur I mbytur në në rezervuarin e fshatit Rrenzë në Njësinë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës.
Personi I gjetur është identifikuar dhe kufoma I përket Shpëtime Shehut, rreth 26-27 vjeç.
Sipas informacioneve, viktima vuante nga depresioni dhe dyshohet se trupi i saj ka qëndruar në ujë prej disa ditësh.
Gjithashtu burimet paraprake bënin me dije se personi I mbytur mund të ishte femër dhe se për sa i përket moshës akoma nuk dihej saktësisht, por dyshohej se mund të jetë 20 deri në 30 vjeçe.
Ndërkohë që Policia e Dibrës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të dhënë më shumë detaje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.
Policia po punon për zbardhjen e identitetit, ndërkohë që trupi do të shqyrtohet nga mjekësia ligjore, nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo ngjarje aksidentale.
Trupi i pajetë i gjetur në liqenin e Kastriotit në Dibër i përket 27-vjeçares, Shpëtime Shehu nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot.