Skip to content
Të Gjitha

Vrau gruan: Gjykata e Fierit i heq kujdestarinë e dy fëmijëve

· 1 min lexim

Sot Gjykata e Fierit ka zgjidhur çështjen e kujdestarisë për dy fëmijët e Gazmend Mustës.

Ky i fundit në fillim të janarit të 2019 ekzekutoi me thikë gruan dhe kunatën e tij brenda shtëpisë, duke lënë dy fëmijë jetimë.

Pikërisht kujdestarinë e tyre e ka fituar daja, Gjyshmir Caushaj, dhe jo gjyshërit e fëmijëve.

Duhet theksuar se deri më tani fëmijët, përkatësisht vajza 10 vjeç dhe djali 4 vjeç, kanë qendruar në fshatin “SOS” nën kujdesin e psikologëve

Gazmend Musta vrau më 2 janar gruan e tij, Gentjana Musta (Caushaj), pasi kjo e fundit kërkoi të shkonte për një vizitë tek prindërit e saj për festën e Vitit të Ri.

Në këtë ngjarje humbi jetën dhe motra e Gentjanës, Merisa Caushaj, 18 vjeç.

E gjithë skena e krimit ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit.

Dyshohet se Musta e kreu krimin në gjendje të dehur.

Në fillim ai është konfliktuar me bashkëshorten e tij dhe për të ndihmuar të motrën në mes të sherrit ka ndërhyrë dhe Merisa duke marrë plagë të rënda nga konflikti, plagë që çuan në vdekjen e saj.