Skip to content
Të Gjitha

Sërish tentativë për të zhvendosur vëmendjen? Gjendet një çantë e dyshimtë në Fier

· 2 min lexim

Në Fier vazhdojnë të shfaqen objekte të dyshimta, që alarmojnë policinë.

Ditën e sotme, një çantë e dyshimtë e lënë në karriget e një biznesi në lagjen 15 tetori në Fier, ka bërë që të mbërrijë policia dhe të rrethojë zonën.  Në perimetrin e lokalit ku është gjetur çanta, është vendosur kordoni i sigurisë, ndërkohë që  në zonë ka shumë forca policore.  Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuar në anë të biznesit.

c

Kujtojmë që edhe të premten e kaluar një valixhe braktisur është gjetur në qendër të qytetit të Fierit.  Policia pasi ka marre njoftim per nje valixhe te dyshimte ka rrethuar trotuarin duke ndaluar kureshtjen e qytetareve qe jane afruar per te pare cfare ka ndodhur.

Por më vonë pasi u bë e mundur hapja e valixhes u kuptua se ishte “shumë zhurmë për asgjë”, pasi ajo ishte thjesht…bosh.  Duhet theksuar se këto lëvizje për të shpërqëndruar vëmendjen e forcave policore nuk janë pa arsye.

Duken lëvizje të ‘zgjuara’, që konsitojnë në zhvendosjen e vëmendjes së masës dhe kryesisht të policisë, ndërkohë që nga ana tjetëer mund mund të bëhen shumë levizje të jashtëligjshme.

Besojmë se edhe juve ju shkoi mendja tek ndonjë pazar i lëndëve narkotike, ndonjë transport i “qetë” pa trysninë e kapjes nga policia. /Gazeta Reforma