Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave gjyqësore për Klement Balilin, prokurori Ened Nakuçi ka dhënë sot më në fund pretencën për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”, duke kërkuar dënimin e tij për 18 vite burg.
Nëse në seancën e radhës Gjykata e Krimeve të Rënda pranon akuzën e Prokurorisë dhe e shpall atë fajtor, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Balili do të vuajë dënimin me 12 vjet burg.
Mësohet se seanca e radhës për të do të mbahet më 21 prill.
Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.
Ai jetoi 2 vite në arrati dhe u vetëdorëzua pak muaj më parë, kur dosja e tij u dërgua për gjykim. Emri i Klement Balilit u zbulua nga policia greke, gjatë një hetimi për trafik lëndësh narkotike nag ana e një organizate kriminale.