Skip to content
Politikë

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare

· 2 min lexim

Prej pesë vitesh në pozicionin e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi jep dorëheqjen. Nuk dihet ende cilat janë arsyet që nxitën Dyrmishin të tërhiqet nga posti.

Theksojmë se drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.

Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi. Ai u emërua në këtë post në muain dhjetor të  vitit 2017.

Vlen të përmendet se Ani Dyrmishi është aktualisht, që nga viti 2019, kreu i Këshillit Bashkiak Durrës.  Dyrmishi po ashtu është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij.  Në një rast të dytë, makina e tij është qëlluar me breshëri armësh.

Dyrmishi ishte futur në listën e zezë të drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama, e megjithatë ai qëndroi në krye të Hekurudhës për më shumë se 4 vite.

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më heret si drejtor i Hipotekës së Durrësit, ai është lakuar dhe në dosjen e Avdylajve dhe Dakos.

Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve të 2017, kur Kr. Edi Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnim dorëheqjen. Ai gjithashtu është pjesë e listes së zeze të kryeministrit.

Gjithashtu Dyrmishi ka pasur konflikte dhe është pjesë e grupit të cilët nuk janë simpatizant të Sakos, duke pasur dhe debate të forta, ku herën e fundit i ndërpreu fjalën kryetares së re duke përfunduar mbledhjen dhe duke mos e lënë të shprehet.