Pasditen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një fëmijë 10 vjeç është mbytur në lumin “Fan” të Mirditës.
Ndërkohë që daja i 10-vjeçarit si dhe i afërmi i tij kanë zbuluar se vëllai i fëmijës ka tentuar që ta shpëtojë, por nuk ia ka dale.
Gjithashtu ato hedhin akuza mbi policinë, sipas të cilëve nuk kanë mbërritur në kohë. Daja i fëmijës deklaron për mediat se policia nuk erdhi në momentin që u thirr nga ata por shumë orë më vonë.
“Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetër, s’kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00 dhe në orën 09:00 ka ardhur policia. Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën“, është shprehur daja i fëmijës.
Gjithashtu një i afërm i tij ka treguar se i mituri u fut në lumë për të marrë topin mirëpo nuk doli dot. I afërmi bën thirrje shtetit që të ngrihet në këmbë, të mobilizohet dhe të gjejë trupin e 10-vjeçarit.
“Djali ka qenë dje në orën 03:30, është mbytur në ujë, ka qenë duke luajtur top, ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi, që nga ora 05:00 po kërkonim ta gjenim, ka pasur mobilizim të pakët, ka ardhur policia, janë duke bërë plan si ta gjejnë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit që të çohet në këmbë, se me qenë diku tjetër bëhet problem, vetëm në Shqipëri jo. Djali ka qenë me vëllanë e vet dhe 2-3 shok të vet, i vëllai ka ra në ujë deri në fyt për ta nxjerrë dhe ai ka shkuar i lagur në shtëpi, për fat doli dhe shpëtoi, kurse ai i shkreti ka që në 03:00 në ujë, është zall shumë i vështirë, kjo punë do mobilizim të madh e është zall i vështirë, nuk kemi ça presim, të paktën ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia, ka shumë pak mobilizim”, tha i afërmi i tij.