Skip to content
Kronikë

Dyshohet se u mbyt në lumë, rinisin kërkimet për trupin e 10-vjeçarit në Mirditë (Video)

· 2 min lexim

Pasditen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku siç bëhet me dije nga autoritetet, një fëmijë 10 vjeç është mbytur në lumin “Fan” të Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në momentin kur 10 vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Ndërkohë  në orët e para të mëngjesit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 12-vjeçarit në Mirditë, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit teksa po luante me top me shokët.

https://streamable.com/l7z4b8

Në terren ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, ndërsa rrjedha e lumit vijon të jetë e fuqishme.  Brenda pak minutave pritet që të mbërrijnë polumbarët, ndonëse temperaturat në këtë zonë janë shumë të ulëta.

“Lezhë, sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.  Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.  Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në orët e para të mëngjesit .Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhej mbremjen e djeshme në njoftimin e policisë së shtetit.