Mbrëmjen e sotme në një rrugë dytësore Tiranë-Durrës janë shënuar të shtëna me armë zjarri. Deri më tani dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.
Raportohet për një person të vrarë, rreth 35-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Fillimisht policia ka dyshuar se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.
Identiteti i 35-vjeçarit që ka mbetur viktimë akoma nuk është zbardhur. Në vendngjarje është prenzentë një autoambulancë dhe policia.
Fillimisht sipas raportimeve policia ka dyshuar se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i pajetë i tij ishte në mes të rrugës. Por teksa ka kryer inspektimet më të detajuara ka dalë në përfundimin se ndaj tij ishte kryer atentat, faktuar kjo nga gjetja e gëzhojave në vendngjarje. Kujtojmë se Tirana është troditur shpesh nga atentate.
Kujtojmë se në muajin nëntor të vitit të kaluar ndaj një automjeti luksoz tip “Audi A8 ” ka ndodhur një atentat i cili për një kohë të gjatë mori një vëmendje të lartë.
Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç ishin viktimat e atentatit. Erigers Mihasi, është një personazh i botës së krimit i liruar në korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Mihasi ishte gjithashtu i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit.