Vëmendja tek presidneti i ri është e pashangshme, pasi tashmë fillojnë të aludohen për emra të caktuar.
Edhe deputeti Ervin Salianji nuk i ka shpëtuar sot pyetjes në lidhje me emrin për presidentin e ri të vendit.
Salianji gjatë një komunikimi me gazetarët ai tha se askush nuk e ka tagrin të flas në emër të grupit parlamentar, duke thënë se pritet të ketë diskutime për të dalë me nje emër konkret.
Gjithashtu deputeti Salianji shtoi si PD nuk ka asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me emrin e kreut të ri të shtetit pasi kjo largon vëmendjen nga rritja e çmimeve.
Ai theksoi se kur do të ketë një qëndrim për këtë çështje atëherë do të bëhet publike zyrtarisht.
“Është një diskutim i parakohshëm, kur të vijë një qëndrim në grupin parlamentar do të diskutohet, askush ska tagrin që të diskutojë në emër të grupit parlamentar, do të diskutohet edhe për qëndrimet që do të kemi për emrin e ri të presidentit. Cdo emër i hedhur për konsum nuk i shërben interesave të opozitës në Shqipëri. Duhet që ti qëndrojmë parimeve. Qëndrimi zyrtar i PD në këtë rast nuk ka asnjë qëndrim pasi është qëndrim për të zhvendosur vëmendjen që ka bërë qeveria me rritjen e cmimeve, kur të kemi qëndrim për këtë do të bëhet publik zyrtarisht”, u shpreh Salianji.