Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pasuri me vlerë 800 mijë euro, Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e milionave të biznesmenit

13:15 03/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Vangjel Zijaj ose ndryshe Arben Gropa.

Zijaj ka qenë objekt i OFL-së dhe akuzohet se pasurinë e tij e ka krijuar nga vemprimtaria e paligjshme. Personi në fjalë ka qenë i dënuar për trafikim droge dhe prostitucioni në Itali.

Prokuroria kërkon të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të çdo pasuri të të pandehurit Vangjel Zijaj, vlera e së cilës i korrespondon produktit të veprës penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, objektit ndërtimor të tjetërsuar.

 

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria: Të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të çdo pasuri të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon produktit të veprës penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, – objektit ndërtimor të tjetërsuar në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë, vlerësuar sipas aktit të ekspertimit në 800.000 euro.

Me vendimin nr.103 datë 10.03.2022, pranohen konkluzionet e prokurorit dhe Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur përfundimisht:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërmat “a” dhe “d” i K.Penal dhe dënimin e tij me 05 vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Romerto Gropa, (Kristian Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “d” e K.Penal dhe dënimin e tij me 03 vite 04 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “ç” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, lidhur me produktin e tjetërsuar të veprës penale objekt ndërtesë 6 kate+shtesë një kati në pronësinë e Vangjel Zijaj (Arben Gropa), të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit te çdo pasuri tjetër të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, objektit ndërtimor të tjetërsuar, i vlerësuar sipas aktit të ekspertimit vlerësues të sipërcituar.

 

4. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i automjetit të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa).

5. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i pasurisë i llojit Njësi me sip.147 m², i shtetasit Romerto Gropa.

Nga aktet e procedimit penal rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) është dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë me 29 vjet, 05 muaj e 27 dite burgim, për veprat penale në fushën e narkotikëve, nxitje, shfrytëzim e favorizim prostitucioni të kryera nga organizata kriminale. Ndërsa shtetasi Romerto Gropa (Kristjan Gropa) është dënuar nga Gjykata e Apelit të Brukselit për ekzekutimin e vendimit për veprën penale të prostitucionit.

Lidhur me pasurinë e konfiskuar rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) ka ndërtuar një objekt 6 katësh+shtesë e një kati në proces legalizimi në qytetin e Fierit, ku apartamentet janë tjetërsuar nga i pandehuri në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë pas vitit 2002, pikërisht pas kryerjes së veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit nga organizata kriminale në shtetin italian për të cilat është dënuar. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues vlera e objektit ka rezultuar 800.000 euro. Duke qenë se kjo pasuri konsiderohet produkt i veprës penale dhe nuk justifikohet me ndonjë pasuri tjetër të ligjshme të të pandehurit dhe familjarëve të tij, në përfundim të gjykimit është kërkuar konfiksimi i vlerës ekuivalente të kësaj pasurie ne pasuri të tjera të ligjshme të të pandehurit.

Të lidhura

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive
Aktualitet

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur në pyetje kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian...

20:35 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Aktualitet

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine...

18:23 11/07/2025
Para
“Jam beqar dhe kam 3 fëmijë”, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në gjykatë!

"Jam beqar dhe kam 3 fëmijë”, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në gjykatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

18:55 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

18:23 11/07/2025
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

18:05 11/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.