Balla ka komentuar arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste si një arritje të reformës në drejtësi. Në një intervistë për ‘News24’, Balla ritheksoi se në asnjë moment PS nuk do të bëjë avokatin e askujt. Ai u shpreh se për herë të fundit me ish-deputetin socialist ka komunikuar sapo ka mbërritur dosja për të cilën akuzohet. Nga ana humane, Blla tha se arrestimin nuk ia uron as kundërshtarëve të tij.
Pjesë nga intervista:
Taulant Balla: Ndjesia e parë është ajo njerëzore humane dhe nuk ia uroj askujt edhe kundërshtarëve që të jenë në pranga, por kjo është pjesa njerëzore dhe mbyllet këtu. por një pyetje që ma bëni shpesh ishte kur do të ketë politikanë pas prangave, ja pra që koha ka ardhur, nuk e di çfarë niveli më lart kërkoni ju, kur kemi ish-ministra e deputetë. Kemi dy ish-ministra sot…Mendoj që kemi ardhur në një moment kur Reforma në Drejtësi po jep rezultat, koha kur Prokurorja etiketohej me fjalët më të ndyra, i referohem fjalëve të Sali Berishës si kryeministër që i hakërrehej prokurores. Është me rëndësi të kuptojmë që PS ku mori vendimin për të çuar përpara Reformën në Drejtësi e mori me besimin se Shqipëria ka shumë nevojë për këtë reformë.
Pyetje: Si e njihni ju zotin Bllako dhe bashkëpunimi që keni pasur?
Taulant Balla: Bllako më shumë se 7 muaj në Kuvend mbetet një koleg shumë i mirë, njohës i mirë i çështjeve ekonomike. Por duhet të kuptoni që unë nuk dua të intereferoj aspak nëse hyjmë në detaje të çështjes. Bllako mori vendim për të hequr tërësisht mandatin, e ka bërë dhe Tahiri, por ky është rasti i parë që është bërë në mënyrë të menjëhershme, deputeti jo vetëm që heq imunitetin, por edhe mandatin. PS ka vendosur një standard, nuk do të bëjë avokatin askujt.