Lufta Ukrainë-Rusi tashmë i ka kaluar më shumë së 1 muaj, ndërkohë që edhe pas disa përpjekjesh për negociata nga të dy palët, përsëri deri më tani nuk është dukur ndonjë”dritë jeshile” në horizont
Media ukrainase Interfax, ka raportuar se Turqia me shumë gjasë do të jetë vendi ku do të takohen presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e paqes.
Sipas mediave, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka telefonuar Putinin dhe Zelenskyn të premten. Për këtë gjë ka folur edhe negociatori ukrainas, David Arakhamia.
“Duket si një konfirmim nga ana e tij që ata janë gati për ta caktuar një takim në të ardhmen e afërt”, ka thënë negociatori Arakhamia. Ndërkohë që sipas Reuters, negociatat e ditëve të fundit kanë qenë të vështira.
Kremlini ka theksuar disa herë se qëllim i operacioneve ushtarake është rivendosja e statuseve shtetërore për Donetskun dhe Luhanskun, sipas kufijve të negociuar në vitin 2014.
Kujtojmë që disa ditë më parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi qeverisë belge të ndihmojë me armët, sanksionet, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke shtuar, “ndoshta së shpejti e ardhmja do t’ju shpërblejë”.
Në një fjalim në parlamentin belg, Zelensky tha se duhet të dinë se Ukraina do të jetë në Bashkimin Evropian, sepse nëse janë pjesë e tij, ata do të humbasin.
“Por nëse humbet Ukraina nëse humbet Mariupolin dhe qytetet e tjera të Ukrainës, nuk do të ketë më një Bashkimi Evropian të fortë, sepse tirania do të vijë dhe do t’ju heqë atë që keni dhe për të cilën jeni krenarë. Ky nuk është një kërcënim, ky është realitet.”-tha ai.