Në spitalin rajonal të Lezhës një I burgosusr ka humbur jetën.
Besnik Spaho, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Lezhës Bëhet me dije se Spaho ishte ndjerë keq në ambientet e burgut të Shënkollit, konkretisht në pavionin ku ishte shtruar përkohësisht për trajtim psikiatrik.
Në njoftim bëhet me dije se mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15:48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16:05 është transportuar nga ambientet e institucionit dhe ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16:15. Si shkak i vdekjes dyshohet arresti kardiak.
Njoftimi nga policia e shtetit:
Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll. Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal.
Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak. Materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme.
Besnik Spaho, në vitin 2014 goditi vëllain e tij me thikë në kokë, pas një konflikti për një borxh. Luan Spaho është dërguar në spital, ku më pas ka dalë në gjendje të mirë. Pesë ditë më pas, ai ka shkuar sërish në spital pasi është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes, Besnik Spaho u arratis dhe u arrestua 1 vit më pas, në 2015-n.