Skip to content
Kronikë

Ra nga tarraca teksa punonte, humb jetën 67-vjeçarja në Tiranë

· 2 min lexim

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një 67-vjeçare ka humbur jetën ndërkohë që ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditene sotme, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”. Gruaja ka qenë duke punuar në tarracën e banesës së saj, në momentin që ka rrëshqitur dhe ka rënë. 67-vjeçarja me inicialet S.Ç., është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë aty.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksidentet në vendin e punës kanë qenë ndër vite në fokus të Inspektoratit të Punës, kryesisht sektorët e ndërtimit dhe ai minerar, që raportohet si më problematik.

Megjithatë, është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të aksidenteve vitet e fundit. Kreu i ISHPSHSH, z. Ardit Kaja, thotë për “Monitor” se, rol të rëndësishëm në parandalimin e aksidenteve në punë luan forcimi i bashkëpunimit nëpërmjet të gjitha institucioneve dhe autoriteteve kompetente sipas specifikave përkatëse në trajtimin dhe hetimin e çdo ngjarje apo aksidenti të ndodhur.

Në bazë të detyrave të lëna që përkojnë me gjetjet e konstatuara si shkelje, janë evidentuar:

-mungesa e një vlerësimi të risqeve

-mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale

-moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik

-mungesa e pajisjeve mbrojtëse individuale dhe kolektive

-mungesa e informimit të punëmarrësve