Skip to content
Të Gjitha

Shqiptarja do udhëtonte me dokumente false italiane drejt Anglisë, policia zbulon mashtrimin, burg grupit me shqiptarë

· 2 min lexim

Një grup i rëndësishëm kriminal ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Në orët e para të mëngjesit një aksion i realizuar nga policia italiane dhe ajo angleze kanë mundur që të arrestojnë 18 persona të një bande të rrezikshme.

Nga ajo që njoftohet bëhet e ditur se grupi i organizuar nuk merrej vetëm me transportin e drogës dhe armëve drejt anglisë, por edhe me trasportin e personave të cilët iknin me dokumente fallco.

Policia bën me dije se pjesë e grupit kanë qenë edhe shumë shqiptarë, mbi të cilët rëndojnë konkretisht akuzat për trafik të paligjshëm, trafik ndërkombëtar droge dhe trafik armësh.

Mirëpo si është bërë e mundur që të mësohet për eksiztencën e tyre?

Ka qenë karabinierët e Frascatit ata që fillimisht kanë rënë në gjurmët e tyre pasi kanë arritur që të zbulojnë sasi të mëdha marijuane të ardhur nga vendi ynë dhe më pas bëhej i mundur edhe kalimi  qytetarëve shqiptar nga Italia drejt anglisë me dokumente fallso.

Pas zbulimit të rrjetit, policia ka ndjekur lëvizjet e tyre, prej nga edhe një grua, shtetase shqiptare e cila ishte duke tentuar të shkonte drejt anglisë me kartën e identitetit të një shtetaseje italiane, është arrestuar dhe është duke pritur gjykimin.

Mësohet se deri më tani 11 nga pjesëtarët e arrestuar ndodhen në burg, 2 janë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.