Tashmë protesta e tretë më e madhe e opozitës së bashkuar është vendosur që do të zhvillohet në orën 10:00 në datën 13 prill, ndërsa sot kreu i PD, Lulzim Basha ka vendosur që të organizojë një mbledhej të rëndësishme.
Basha ka thirrur një takim me Këshillin Kombëtar dhe kandidatët për deputet, për të diskutuar rreth organzimit të datës 13 prill dhe mbarëvajtjen e saj.
“E hënë, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nën drejtimin e Kryetarit Basha do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Këshillit Kombëtar dhe grupit të kandidatëve të PD për deputet, për masat organizative për vijimin e aksionit politik dhe protestën e 13 Prillit”, shkruhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Mirëpo Basha nuk do ta mbyllë me kaq ditën, pasi është bërë e ditur tashmë se në orën 16:00 kryedemokrati do të jetë në një takim të thirrur në Kukës, në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”.