Skip to content
Kosovë

Rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit, situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.

Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit  janë shënuar dy humbje jete.

Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

Në total numri i rasteve aktive është 591.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

31 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.822.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

Në total numri i rasteve aktive është 591.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!