Kriza politike në vendin tonë, sidomos kohëve të fundit ka vendosur në lëvizje edhe diplomacinë amerikane.
Ashtu siç edhe është lajmëruar më herët, ditën e sotme Tirana do të ketë një vizitë të rëndësishme dhe është ajo e e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Plamer do të jetë në Tiranë në kuadër të turit të programuar ballkanik dhe pritet që pas takimit të tij me kreun e qeverisë dhe lidërët e partive të jepet një zgjidhje për situatën e krijuar, por kjo është relative.
Sot Palmer do të ketë mundësinë që të takojë kryeministrit Rama, ndërsa ditën e nesërme e pret një takim me rëndësi me Presidentin Meta.
Sigurisht që është protokolluar tashmë edhe një vizitë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, këtë herë nga afër dhe përballë.
Palmer ka qenë zyrtari që ka pasur komunikim me dy kretët e partive opozitare, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën, vetëm dy ditë para djegies së mandateve, mirëpo mesa duket nuk ka bërë asnjë ndryshim sepse gjithçka shkoi sipas asaj që opozita e bashkuar kishte planifikuar.
Mirëpo pas përfundimit të takimeve, zyrtari i DASH do të ketë edhe një konferencë me disa gazetarë, ku do kemi mundësinë të njihemi me rezultatet e takimit, të cilat urojmë të jenë pozitive.