Nëse menduam se gjithçka u mbyll mirë mes Federatës Kombëtare të Futbollit dhe ish-trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci, e kemi pasur gabim.
Ditën e sotme ish-trajneri ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për “La Gazeta dello Sport”.
Panucci ka thënë se nuk arriti të gjende ide të përbashkëta dhe profesionalizëm tej Kombëtarja Shqiptare dhe kjo ka qenë pengesa më e madhe në punon e tij.
“M’u bë e vështirë të përcillja dhe praktikoja futbollin që kisha në kokë”, kanë qenë këto fjalët e ish-trajnerit, të cilat duhet thënë se lënë një shije të hidhur.
Edhe një herë tjetër ai ka thënë se shumë lojtar të ekipit luanin pak dhe ky sigurisht që ishte një faktor negativ, mirëpo a kishte mundësi që t’i mobilizote dhe t’i zgjonte ata?
Epo kjo është detyra e trajnerit në fund të fundit, megjithatë në analizën e fundit, Panucci ka thëën se nuk kishte asnjë peng nga aventura me Kombëtare dhe gjithashtu tha do thotë gjithnjë faleminderit për të gjitha.