Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648. Në total numri i rasteve aktive është 597.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.821.268 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.
Në total numri i rasteve aktive është 597.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!