Skip to content
Kosovë

Rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit, situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.  Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 humbje jete.  Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga  830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.  Në total numri i rasteve aktive është 597.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.821.268 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.

Në total numri i rasteve aktive është 597.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!