Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se pushtimi i Ukrainës është “kthimi në imperializëm”. I ftuar në transmetuesin publik gjerman, Scholz u shpreh se “Ne të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj që aktualisht po përdor dhunë. Dhe ne duhet ta parandalojmë që kjo të bëhet kod praktike.” Gjermania po diskutonte blerjen e një sistemi të mbrojtjes kundër raketave. “Mos guxoni të na sulmoni”, paralajmëroi kancelari gjerman.
“Zelensky ka të drejtë që kërkon ndihmë nga të gjithë në botë,” tha Scholz, duke shtuar se “ne nuk do të angazhohemi me forcat ushtarake – edhe nëse i quani trupa paqeruajtëse – dhe nuk do të krijojmë një zonë ndalim-fluturimi.” Masa të tilla do të ishin fillimi i një “konfrontimi të madh midis NATO-s dhe Rusisë”, u shpreh Olaf Scholz.
NATO po përgatitet për masa dramatike në rast se Rusia do të përdorë armë biologjike dhe kimike. Megjithatë, kancelari gjerman tha se “NATO nuk do të jetë pjesë e kësaj lufte”. “Përdorimi i armëve biologjike dhe kimike mund të mos ndodhë,” tha ai, por lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Rusinë: “Mos guxoni ta bëni”. Gjatë një interviste për mediat e huaja, kancelari gjerman foli për një sistem të mundshëm raketor. .