Disa nga ligjet e Ligjit për duhanin do të ndryshojnë, por ende pa u miratuar ato, kanë nisur diskutimet e shumta.
Ligji për duhanin është duke u kundërshtuar fortë edhe nga vet hartuesit, ku njëri prej tyre, doktor Roland Shuperka ka thënë cila është arsyeja e këtij debati të krijuar, e mbi të gjitha ka shpejguar se cilat kategori preken drejtpërdrejt nga ligji.
Në një intervistë për Ballkanweb, Shuperka ka thënë se ky ligj i jep ndihmë të madhe tregtisë së paligjshme të duhanit e për më tepër ndikon tek 780 mijë qytetarë të cilët janë përdorues aktiv.
“Preket një numër shumë i madh popullsisë rreth 780 mijë qytetarë që janë përdorues duhani, që është një numër i konsiderueshëm, njëkohësisht nga ky ligj preken edhe shumë bizneset. Bizneset dhe nga ndryshimet ligjore nga disa gjëra që kërkojnë të bëhen. Edhe bizneset që janë me shërbime. Edhe një problem tjetër është që preket edhe tregtia e rregullt dhe i jepet një ndihmesë e madhe, tregtisë së paligjshme, duke vendosur edhe një gropë në buxhetin e shtetit.
Amendimet ligjore që pritet t’i bëhen ligjit antiduhan pritet të shtojnë dozën e sanksioneve ndaj subjekteve që kapen në shkelje, që ashpërsohen deri në heqje të licensës.”- u shpreh ai.