Varësia e Evropës ka gazi rus ka qenë një nga çështjet shqetësuese që prej momentit të fillimit të luftës në Ukrainë.
Por për të reduktuar këtë varësi të Evropës nga Rusia, SHBA dhe BE kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin natyror të lëngshëm.
Thekosjmë se marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit. Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme.
Marrëveshja u njoftua të premten gjatë një vizite tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel. Kujtojmë që Ukraina tashmë ka bërë një muaj luftë kundër pushtimit rus, ndërkohë që presidenti Zelenskyy fajësoi Evropën për lëvizjet e saj, që sipas tij kanë qenë të ngadalëta dhe jo në kohë për të ndaluar Rusinë.
“Ju keni vënë sanksione. Ne u jemi mirënjohës. Ata janë hapa të fuqishëm”. “Mirëpo ka qenë pak vonë… ka pasur mundësi”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse do të kishte sanksione parandaluese, ndoshta Rusia nuk do të niste luftën”, shprehet ndër të tjera presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.