Duke nisur nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji do të jetë “Dita pa makina” . Ky është vendimi më i ri i qeverisë Rama i cili pritet ta vendose në zbatim për të gjithë shqiptarët. Sipas Ramës të gjithë ne duhet të fikim makinat të dielave meqë është pushim dhe të gjithë të nisim të përdorim biçikletat ose të ecim në këmbë. Sipas kreut të qeverisë kjo nismë bëhet për të kursyer naftën që është rritur në ditët e fundit por edhe për shëndetin e njerëzve. Ndonëse nafta është rritur vetëm në Shqipëri dhe në vendet e rajonit është shumë e lirë se ne, Rama mëson popullin të kursejë. Por nëse këtë ditë të diele pushimi do ta kalojmë pa makina ku do ta kalojmë? Po sikur një shqiptar të dojë të kalojë pushimin në një vend jashtë Tiranës ose jashtë qytetit ku jeton? Përsëri me biçikletë do të lëvizë apo në këmbë?! Gjithsesi përsëri propaganda e kësaj qeveria nuk ka të ndalur. Kursimi nis nga ‘tërheqja’ e veshit të oligarkëve të karburanteve që shesin naftën tek qytetarët me një çmim më të lartë se ajo e çmimit të bursës. Nisma e Ramës ka dobi tek natyra, por jo për të zgjidhur krizën që ka rritur në mënyrë artificiale çmimin e naftës.
RAMA: Nga data prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë
Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve